Guardiola i sugjeron Barçës zëvendësimin e Koeman me trajnerin e Ajax

Guardiola i sugjeron Barçës zëvendësimin e Koeman me trajnerin e Ajax

10:41, 20/09/2021

SPANJË – Ronald Koeman është duke kaluar një periudhë shumë delikate tek Barcelona në këtë periudhë dhe një dorë për largimin e tij po e ofron edhe is-trajneri i suksesshëm blaugrana Pep Guardiola.

Përqindja e sukseseve të Koeman që nga koha kur la përfaqësuesen e Holandës është 60%, megjithatë mënyra e lojës së Barcelonës nën regjimin e tij ka pasur gjithmonë kritika.

Barcelona është duke hartuar një plan për ta vënë në punë verën e ardhshme dhe këtu përfshihet edhe shkarkimi i Koeman, për ta zëvendësuar me Pep Guardiolën.

Por deri atëherë duket larg dhe Giardiola sipas të përditshmes “Nacional”, ka sugjeruar zëvendësimin e Koeman me Erik ten Hag, trajnerin aktual të Ajaksit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco