Bën lëmsh familjen, Hulk pret një fëmijë me mbesën e ish-gruas

Bën lëmsh familjen, Hulk pret një fëmijë me mbesën e ish-gruas

10:13, 20/09/2021

Hulk dhe gruaja e tij Camila Angelo kanë njoftuar në rrjetet sociale se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Një set fotografish, një puthje dhe rezultati i një ekoje me ultratinguj në dorë… Kështu e ka dhënë lajmin ish-sulmuesi i Portos, i njohur si Givanildo Vieira de Souza, ndërsa merr partneren në krahë.

“Sot jam me zemrën plot mirënjohje ndaj Zotit, dua të ndaj me ju se për herë të katërt bekohem me një fëmijë tjetër, – shkroi futbollisti në postimin në Instagram.

– Zemra ime është e mbushur me kaq shumë lumturi, ndaj mundem të them vetëm faleminderit o Zot! Ne mezi po e presim këtë foshnjë dhe do ta duam pa kushte. Ardhsh plot shëndet, vogëlushi im!”

Pra, Hulk është duke pritur fëmijën e katërt. Në fakt, nëna e foshnjës që pritet të vijë në jetë është mbesa e ish-gruas, me të cilën ka tre fëmijët e tjerë. Kjo lloj marrëdhënie midis Hulk dhe Camila kishte shkaktuar polemika të forta brenda familjes. 32-vjeçarja e ka motrën e mamasë ish-gruan e sulmuesit dhe ra në dashuri me Hulk, kur shkonte për pushime te tezja.

Të dy filluan të takoheshin në fund të vitit 2019, për t’u martuar në mars 2020. Kësisoji, 35-vjeçari brazilian i dha fund lidhjes 12-vjeçare me ish-gruan e tij. Kjo e fundit ka folur gjithmonë për “dhimbjen e madhe” që i shkaktoi marrëdhënia e ish-burrit me mbesën e saj, duke i akuzuar të dy për tradhti.

Ai gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat, duke e kritikuar ish-gruan se “e ka trajtuar si një përbindësh”. Shumë mesazhe urimi nga miqtë dhe kolegët, përfshirë Neymar dhe ish-trajnerin e tij, André Villas-Boas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco