Sulmuesi i Birminghamit flet në lidhje me dietën e Ronaldos: Po ta shihja duke ngrënë bajgën e kalit, do ta bëja edhe unë

Sulmuesi i Birminghamit flet në lidhje me dietën e Ronaldos: Po ta shihja duke ngrënë bajgën e kalit, do ta bëja edhe unë

14:35, 19/09/2021

Sulmuesi i Birmingham, Troy Deeney, 33 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave, me deklaratën e tij të fundit, teksa u shpreh se do kishte ngrënë bajgën e kalit nëse do të kishte parë Cristiano Ronaldon të bënte të njëjtën gjë.

Pas publikimit të një historie javën e kaluar, ku thuhej se shokët e skuadrës së Manchester United ndjekin zakonet e të ngrënit të Ronaldos dhe madje shmangin ëmbëlsirat, Deeney u shpreh se e kupton plotësisht këtë.

33 vjeçari vuri në dukje se karriera e gjatë dhe e suksesshme e sulmuesit portugez flet shumë për të dhe në një mënyrë piktoreske shprehu admirimin për CR7-tën.

"Nëse do shihja Cristiano Ronaldon të hante bajgë kali para ndeshjes, do të kisha ngrënë edhe unë," bëri shaka sulmuesi me përvojë në një deklaratë për Daily Mail.

Cristiano Ronaldo është 36 vjeç dhe vazhdon të luajë në nivele të larta. Portugezi është kujdesur maksimalisht për trupin e tij për vite me një rutinë të rreptë në palestër dhe një dietë të përshtatur për golat e tij, e cila tani është shumë e ndryshme nga ajo që kishte kur ishte futbollist i Real Madridit.

Është folur shumë për dietën e Ronaldo-s në të kaluarën, por kohët e fundit kuzhinieri Giorgio Barone, i cili punonte me portugezin, vendosi të zbulojë disa sekrete nga kuzhina.

Në vaktet e përditshme të Ronaldos nuk mungojnë perimet, sallatat, ushqimet e detit, proteina, shumica e të cilave vijnë nga peshku. Sekreti i madh i Chef Barone është vaji i kokosit i cili përmban një përbërës ngopës dhe i cili forcon sistemin imunitar, stimulon tretjen, përmirëson nivelin e kolesterolit dhe ndihmon në djegien e dhjamit në bark.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco