VIDEO/ Natë e paharrueshme për sulmuesin e Ajax, arriti rekordin e van Basten

VIDEO/ Natë e paharrueshme për sulmuesin e Ajax, arriti rekordin e van Basten

11:14, 16/09/2021

Sulmuesi i Ajax përjetoi një natë të paharrueshme në Ligën e Kampionëve. Mbrëmë, Sebastian Haller u bë lojtari i dytë që shënon katër gola në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, pas legjendarit Marco van Basten.

Ish sulmuesi i West Ham bëri debutimin në Ligën e Kampionëve me fanellë të Ajax mbrëmë dhe regjistroi një natë për t’u mbajtur mend duke shënuar katër gola.

Ajax fitoi bindshëm 5-1 ndaj Sportingut në Lisbonë, me Haller që shënoi nga dy herë në të dyja pjesët dhe një gol të Steven Berghuis. Golin e vetëm për Sporting u shënua nga Paulinho.

Me këtë arritje të madhe, Haller barazoi rekordin e mbajtur në mënyrë të pavarur nga i famshmi Marco van Basten dhe kështu ishte lojtari i vetëm në historinë e Ligës së Kampionëve që shënoi katër gola në debutim.

Van Basten shënoi katër gola në debutim në Ligën e Kampionëve në fanellën e Milanit kundër Gothenburg në nëntor 1992.

Sidoqoftë, Haller e bëri atë në lojën jashtë dhe u bë futbollisti i parë me këtë arritje të madhe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco