De Laurentiis: Sistemi aktual i ligës ka dështuar, kam gati projektin e ri

De Laurentiis: Sistemi aktual i ligës ka dështuar, kam gati projektin e ri

15:45, 15/09/2021

Pas Superligës, një tjetër ide është hedhur për një kompeticion të ri, që gjithashtu synon pavarësinë nga UEFA.

Ishte presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ai i cili zbuloi për mediat angleze para ndeshjes me Leicester projektin që do të sjellë rreth 10 miliardë euro në vit për klubet dhe që synon kualifikimin mbi bazën e meritës.

“Aktualisht kam në dorë një projekt që synon të sjellë 10 miliardë euro në vit dhe që kualifikueset do t’i ketë mbi bazën e meritës, por që të aplikohet, synohet pavarësi e plotë nga UEFA. E vërteta është që duhet të ndryshojmë, pasi për të garuar në Europë duhen shpenzime të mëdha dhe përfitimet nga pjesëmarrja në Champions apo Euriopa League, janë të papërfillshme. Kjo tregon se sistemi aktual ka dështuar”, deklaroi De Laurentiis.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco