Sylvinho dhe ndihmësit e tij pajisen me pasaportë shqiptare, bëhen qytetarë të Lushnjës

Sylvinho dhe ndihmësit e tij pajisen me pasaportë shqiptare, bëhen qytetarë të Lushnjës

16:49, 21/05/2024

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka aplikuar për të marrë pasaportën shqiptare.

Braziliani ndodhet aktualisht në Lushnjë dhe pas shpalljes së dekretit në dhjetorin e kaluar nga presidenti i Republikës, sot është dita zyrtare kur Silvinjo ka kryer të gjitha veprimet ligjore për t’u bërë qytetari më i ri i Lushnjës.

Image

Trajneri brazilian do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti.

Jo vetëm ai, por dhe dy ndihmësit e tij Zabaleta dhe Dorival do të bëhen dy qytetarët më të rinj të Lushnjës.

Në këtë mënyrë për herë të parë, Shqipëria do të luajë në Europian me një trajner dhe staf drejtues shqiptarësh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco