Lyon gjen zgjidhje në momentet e fundit, Shaqiri pjesë e grupit për sfidën ndaj Rangers në Europa League

Lyon gjen zgjidhje në momentet e fundit, Shaqiri pjesë e grupit për sfidën ndaj Rangers në Europa League

14:19, 15/09/2021

Ishte përfolur se Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtonte me skuadrën e tij, Lyon në drejtim të Skocisë për t’u përballur me Glasgow Rangers për ndeshjen e parë të Europa League, pasi nuk kishte bërë dy dozat e vaksinës.

Qeveria franceze detyron personat e pavaksinuar me te dyja dozat të bëjnë karantinën 14 ditore kur vijnë nga Skocia, dhe Shaqiri rrezikonte të humbiste sfidën e rëndësishme ndaj PSG-së dhe Lorient.

Por, ekipi francez ka gjetur një zgjidhje në momentet e fundit. Drejtuesit e klubit të Lyon mësuan se Shaqiri kishte pasur Covid-19 disa muaj më parë dhe arritën të gjenin një zgjidhje. Në Francë është e ndalur të vaksinohesh brenda dy muajsh pas infektimit dhe Shaqiri sapo i kishte mbushur dy muaj, kështu që atij nuk do t'i hapet asnjë problem pas kthimit.

Mungesë e rëndësishme për Lyon në këtë sfidë do të jetë Moussa Dembele.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco