Hoeness: Alaba donte t'i bashkohej Barcelonës, por unë i thashë...

Hoeness: Alaba donte t'i bashkohej Barcelonës, por unë i thashë...

10:47, 14/09/2021

Uli Hoenessit vazhdon t’i peshojë fjala, edhe pse nuk është më president i Bayernit të Mynihut. 69-vjeçari, sa herë del para gazetarëve, nuk e kafshon gjuhën, përkundrazi e thotë hapur atë që mendon. Në prag të ndeshjes së Championsit kundër Barcelonës, Hoeness e pranoi se klubi katalan në një periudhë të caktuar kohe ishte një pikë referimi apo një model për t’u ndjekur, por tani mendimi i tij ka ndryshuar katërcipërisht.  

“Barcelona nuk është më një model për ne,” – tha ish-lojtari dhe drejtuesi i klubit më fitues në Gjermani, duke iu referuar mbi të gjitha vështirësive financiare të skuadrës spanjolle.

Në këtë intervistë, Hoeness zbuloi gjithashtu detaje rreth transferimit të David Alabas te Real Madrid. Siç shpjegon legjenda e Mynihut, futbollisti i përfaqësueses austriake ëndërronte të luante në LaLiga, por jo në klubin “merengues”, ku ndodhet aktualisht.

“Davidi më tha një herë: “Ëndrra ime është të luaj për Barcelonën”. Kështu që unë ia ktheva: Doni të negocioni me presidentin apo me administratorin e falimentimit?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco