Champions League, Chelsea i gjymtuar kundër Zenitit, Tuchel pranon problemet në ekip

Champions League, Chelsea i gjymtuar kundër Zenitit, Tuchel pranon problemet në ekip

16:49, 13/09/2021

Chelsea do të përballet me Zenit nesër mbrëma në ditën e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Lajmi i hidhur vjen sepse do te jete pa Pulisic dhe Kante.

Kjo u njoftua nga tekniku Thomas Tuchel në një konferencë për shtyp.

Dy lojtarët kishin humbur tashmë ndeshjen e së shtunës kundër Aston Villa, me amerikanin që kishte dëmtuar kyçin e këmbës në kombëtare dhe francezin që kishte hasur në një problem fizik para pushimit ndërkombëtar.

Mesfushori mund të shërohet për fundjavën kur Chelsea luan derbin e Londrës kundër Tottenham. Kohe më e gjate rimëkëmbje për Pulisic.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco