Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Esin Hakaj kthehet pas shumë vitesh, Vllaznia njofton akordin me mbrojtësin

Esin Hakaj kthehet pas shumë vitesh, Vllaznia njofton akordin me mbrojtësin

09:11, 21/08/2021

Esin Hakaj është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë. Klubi shkodran bën me dije se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin, që rikthehet në shtëpi pas pesë vitesh.

“KF Vllaznia bën të ditur se mbrëmjen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Esin Hakaj për të qenë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Firmosja e kontratës dhe prezantimi i tij do të bëhet gjatë ditës së nesërme. Hakaj në këtë mënyrë rikthehet në skuadrën tonë sërish pas 5 sezonesh. Mirë se erdhe në shtëpi Esin”, njofton Vllaznia.

Hakaj kishte nënshkruar në Turqi me Samsunspor, ku ishte shok skuadre me Erald Cinarin. Për shkak të rregullit të numrit të të huajve, Hakaj është detyruar të kthehet në Superiore.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco