Tragjedi në familjen Ballack, humb jetën djali i legjendës së Gjermanisë

Tragjedi në familjen Ballack, humb jetën djali i legjendës së Gjermanisë

14:15, 05/08/2021

Emilio Ballack, djali i ish- mesfushorit të Gjermanisë dhe Chelsea, Michael Ballack, ka humbur jetën mëngjesin e ditës së sotme në Portugali.

Nga raportimet e para mësohet se shkak është bërë një aksident me bicikletë.

Sipas  kanalit televiziv Portugez TVI24,  tragjedia ndodhi në Troia, në jug të Lisbonës, afër shtëpisë së Ballack, i cili u largua si një futbollist profesionist në vitin 2012.

Ballack konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë gjermanë të të gjitha kohërave dhe është fitues i Premier League dhe FA Cup me Chelsean.

Ballack u bashkua me Blutë në 2006 pasi bëri debutimin  e tij në Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich para se të kalonte katër vjet në Stamford Bridge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco