Rei Manaj udhëton me Barcelonën në Gjermani, gati për ndeshjen me skuadrën e Bundesligës

Rei Manaj udhëton me Barcelonën në Gjermani, gati për ndeshjen me skuadrën e Bundesligës

15:50, 28/07/2021

Skuadra e Barcelonës ka udhëtuar drejt Gjermanisë aty ku do të luajë një ndeshje miqësore me Shtutgartin në datën 31 korrik.

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, ka udhëtuar me gjithë shokët e skuadrës dhe pritet të aktivizohet sërish në radhët e katalanasve.

Performancat e fundit e kanë futur në mendime trajnerin Koeman, i cili si duket nuk kërkon të heqë dorë nga lushnjari, madje sipas mediave spanjolle tekniku holandez i ka kërkuar presidentit të klubit, Joan Laporta, të mos e shesë sulmuesin kuqezi.

Në Gjermani kanë udhëtuar dhe yjet e tjetër të skuadrës, ndërkohë mungojnë Messi dhe Aguero, pasi ndodhen me pushime pas përfundimit të “Copa America”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco