Brdaric: Shkodra duhet të jetë krenare për çfarë kemi arritur, të shkojmë më tej

Brdaric: Shkodra duhet të jetë krenare për çfarë kemi arritur, të shkojmë më tej

15:32, 28/07/2021

Vllaznia synon një tjetër përmbysje në Ligën e Konferencës pas asaj që arriti ndaj Shiroki Brijeg.

Këtë herë kuqezinjtë duhet të përmbysin disfatën e ndeshjes së parë 1-0 ndaj Ael Limasol.

Në lidhje me takimin e nesërm në “Loro Boriçi”, tekniku Thomas Brdaric u shpreh se skuadra është e karikuar për këtë përballje.

“Është sfidë shumë e bukur për ne. Jemi plot energji, jam krenar për këtë që kemi arritur, edhe Shkodra duhet të jetë krenare për çfarë kemi arritur në këtë fazë. Tani duhet të japim më të mirën që të shkojmë edhe më tej. Kam zbuluar disa hapësira për përmirësim. E kemi lënë pas ndeshjen në Qipro, jemi të përqendruar për të bërë disa ndryshime themelore dhe profesionale në nivelin e lojës, për të kuptuar nga gabimet, në mënyrë që të fitojmë”.

Tekniku shfaqi bindjen e plotë që shkodranët do të arrijnë suksesin.

“Janë një ekip me më shumë buxhet, kanë rroga dhe kushte më të mira. Gjithsesi, ne treguam atje se jemi një ekip. Këtu kemi avantazhin e tifozëve. Lojtarët e mi janë gjithmonë të bindur dhe gjithmonë gati për të bërë atë që kërkoj unë. Duke llogaritur edhe tifozët, unë jam i bindur për fitore”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco