Kosova siguron medaljen në Olimpiadë, Distria Krasniqi në finalen e xhudos

Kosova siguron medaljen në Olimpiadë, Distria Krasniqi në finalen e xhudos

11:36, 24/07/2021

Kosova ka siguruar medaljen e parë në olimpiadën e Tokios me anë të xhudistes Distria Krasniqi, e cila ka arritur në finale.

Krasniqi arriti të triumfojë në 3 ndeshjet e parë dhe tashmë medalja për të është e sigurt. Sportistja nga Peja fitoi ndeshjen e parë ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.

Distria Krasniqi do të ndeshet në finale me japonezen Funa Tonaki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco