Mjafton goli i Vilës, Teuta fiton ndeshjen miqësore ndaj Sileksit

Mjafton goli i Vilës, Teuta fiton ndeshjen miqësore ndaj Sileksit

19:06, 24/06/2021

Teuta arriti të triumfonte me rezultatin 1-0 ndaj skuadrës së Sileksit, në miqësoren e zhvilluar në Ohër. Një test mjaft i vlefshëm për durrsakët e Edi Martinit në kuadër të përgatitjeve, për sfidën e raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Goli i fitores për Teutën u realizua nga Emiljano Vila.

Pas një asisti perfekt nga Lorenco Vila, topi shkoi në zonë dhe Emiljano Vila me kokë kaloo durrsakët në avantazh.

Në këtë përballje miqësore, tekniku i Teutës, hodhi nga minuta e parë, këta futbollistët: Frasheri, (46’Çeleski 80’Dema) Xhekson, Arapi (c), (65′ Plaku) Hoxha, (35′ Karabeci) Todorvksi, (65′ Bici) Aleksi, (60’Jazxhi) Daja, (65 Avdyli) E.Vila, (65’L.Beqja) Bregu, (65′ Zogaj) L.Vila,(65’Kapllani).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco