Traore i shkel syrin Barcelonës: Është shtëpia ime, do të jetë e...

Traore i shkel syrin Barcelonës: Është shtëpia ime, do të jetë e...

16:21, 22/06/2021

Futbollisti i Wolverhampton dhe Spanjës, Adama Traore e ka lënë derën hapur për një kthim te Barcelona këtë verë.

Traore është përfolur prej disa kohësh për një kalim në Camp Nou, me Ronald Koeman i interesuar për të sjellë anësorin në Katalonjë.

Së fundmi, në një intervistë të dhënë për “Sport”, Traore u pyet nga gazetari nëse dëshironte ta vishte sërish fanellën e Barcelonës një ditë.

Ai nuk e fshehu dëshirën, duke u shprehur se Barça është shtrëpia e tij.

Barcelona është shtëpia ime. Është realiteti. Unë jam rritur në akademinë e atij klubi, kalova tetë vite atje. Do të jetë e nevojshme të shihet se çfarë ofrojnë, por mendimi im i vetëm në këto momente është të ndihmoj ekipin [spanjoll] në ndeshjen e së mërkurës,” tha Traore.

Kontrata e Traore me Wolves është e vlefshme deri në vitin 2023.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco