U largua pas 16 vitesh nga Real Madrid, ish-agjenti 'thumbon' Sergio Ramos

U largua pas 16 vitesh nga Real Madrid, ish-agjenti 'thumbon' Sergio Ramos

10:41, 19/06/2021

Ky ishte lajmi që shumë tifozë të Madridit kishin frikë. Sergio Ramos njoftoi largimin nga Real Madrid të enjten. Mbrojtësi dhe kapiteni i Meringues nuk kishte arritur të binte dakord me drejtuesit e klubit për një rinovimin e kontratës. Ramos donte dy vjet ndërsa Florentino Perez i ofroi vetëm një vit.

Negociatat midis dy palëve nuk kanë qenë kurrë të lehta. Të dyja palët qëndruan në pozicionin e tyre dhe dialogu dukej mjaft i vështirë.

Gjë që e mërzit Pedro Bravon, ish-agjent i Sergio Ramos, i cili “thumboi” ish klientin, si dhe agjentit të tij të ri. "Ai që solli Sergio Ramos tek Real Madrid 16 vjet më parë (Pedro Bravo) kurrë nuk do ta kishte lejuar atë (Ramos) të largohej siç bëri sepse kurrë nuk do të kishte pasur kaq shumë tension në negociata, shantazhe, rrjedhje të informacionit në media, apo një datë skadimi të kontratës, por dialog dhe profesionalizëm, ” tha Pedro Bravo në llogarinë e tij në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco