Buffon flet pas kthimit tek Parma: Tani le të...

Buffon flet pas kthimit tek Parma: Tani le të...

15:16, 17/06/2021

Të rënë  në Serie B, Parma shpreson të kthehet elitën e futbollit italian mjaft shpejt. Dhe për të arritur, klubi emiljan ka bërë një përforcim me peshë. Siç pritej, Gianluigi Buffon është rikthyer zyrtarisht në klubin ku nisi karrierën e tij.

20 vjet pas largimit të tij për te Juventus, Buffon , i cili ishte i lirë nga çdo kontratë, kthehet në formacionin me të cilin fitoi ish-Kupën UEFA në 1999. Ish lojtari i Zonjës së Vjetër ka firmosur deri në 2023.

Së fundmi, portieri 43 vjeçar ka bërë një postim në rrjetet sociale, të cilën e shoqëron me mbishkrimin: Tani le të argëtohemi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco