Tifozët rikthehen në stadium/ Man United ndalet nga Fulhami

Tifozët rikthehen në stadium/ Man United ndalet nga Fulhami

21:15, 18/05/2021

Manchester United ka dështuar ndaj Fulhamit.

“Djajtë e Kuq” nuk morën më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e parafundit të sezonit në Premier League.

Edinson Cavani 15′ zhbllokoi shifrat në këtë ndeshje, duke shënuar një gol shumë të bukur për t’i dhënë avantazhin skuadrës vendase.

Ndeshja u vlerësua nga mungesa e rasteve, mirëpo në minutën e 76-të, Bryan Joe barazoi shifrat pas asistimit të Bobby Reid.

Fulham ka rënë nga Premier League, kurse Man Utd ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Në këtë ndeshje vëmendjen kryesore e mori rikthimi i tifozëve, të cilët nuk ishin të pranishëm për një kohë të gjatë shkaku i pandemisë dhe rregullave kundër COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco