VIDEO/ Derbi i Kryeqytetit mbyllet pa fitues, Partizani dhe Tirana i bëjnë nder rivalëve

VIDEO/ Derbi i Kryeqytetit mbyllet pa fitues, Partizani dhe Tirana i bëjnë nder rivalëve

20:58, 13/05/2021

Nuk ka fitues në derbin e madh të Kryeqytetit. Partizanit dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim pa gola (0-0) sfidën midis tyre, e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore.

Ashtu siç ishte parashikuar ndeshja dhuroi emocione dhe spektakël, por për fat të keq pa arritur që skuadrat të gjejnë rrugën e rrjetës.

Ky barazim nuk kënaq asnjë prej skuadrave pasi kanë humbur terren në krahasim me rivalët direkt sa i përket luftës për titull dhe Europës.

Të kuqtë”  u shfaqën dominues në pjesën e parë të takimit. Skuadra e Ilir Dajës pati një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 30-të, por Stenio Zhunior shpërdoron, te zona e 5 metërshit.

Në minutën e 32’ Partizani arriti të shënoi golin e avantazhit me anë të Erald Çinarit, por goli anulohet për pozicion jashtë loje, nga anësori Myftari.

Ndërsa 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë traversa i mohon golin e avantazhit futbollistit të Partizanit, Jasir Asani, pas një tentativë nga goditja e dënimit në krahun e djathtë, fati nuk ka qenë me të kuqtë në këto minuta.

 Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra ndjeshëm dhe rastet ishin me pikatoret ku për t’u përmendur ishin goditjet nga distanca e Hoxhallarit dhe Asanit, si dhe rasti i Seferit nga brenda zonës. Në fund një barazim 0-0 në Air Albania që lë Partizanin në vendin e 20-të dhe Tiranën në të 5-in por tashmë me nga 3 pikë diferencë nga ndjekëset më të afërta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco