Manchester City kurorëzohet kampion i Anglisë

Manchester City kurorëzohet kampion i Anglisë

21:07, 11/05/2021

Manchester City është kampion i Anglisë për herë të shtatë. Skuadra e Pep Guardiola fiton matematikisht titullin pas humbjes së Manchester United. “Djajtë e kuq” e mundën me rezultatin 1-2 nga Leicester në ndeshjen e javës së 36-të të Premier League. United janë dhjetë pikë prapa City-t në renditje, kur kanë mbetur edhe tre takime për t’u luajtur.

“Dhelprat” kaluan në avantazh në minutën e 10-të, me anë të Thomas. Megjithatë, “Djajtë e kuq” arritën të shënonin pas 5 minutave, me anë të Mason Greenëood  (asist i Diallo, në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionat) duke vendosur baraspeshën.

Goli i Soyuncu në minutën e 66-të  vendosi sfidën, që u mbyll me fitoren e Leicester. Skuadra e Rodgers merr vendin e tretë në renditje, duke kaluar Chelsea që do të luajë nesër kundër Arsenalit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco