Merr fund agonia, Dinamo rikthehet në Kategorinë Superiore

Merr fund agonia, Dinamo rikthehet në Kategorinë Superiore

17:02, 09/05/2021

Agonisë së gjatë i erdhi fundi, “nëndetësja” del në breg! Dinamo është rikthyer zyrtarisht në Kategorinë Superiore, pas 9 vitesh mungesë.

Blutë e drejtuar nga trajneri Uku, arritën të triumfonin në përballjen ndaj Vorës me rezultatin 0-2, duke siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, 1 javë para fundit të kampionatit.

Golat e fitores për skuadrën kryeqytetase, i realizoi sulmuesi Mustafa Xhixhiua në minutat 12 dhe 88-të.

Në sfidën tjetër që u luajt paralelisht, Burreli triumfoi në transfertë ndaj Korabit me rezultatin 0-1. Me këtë fitore matjanët pozicionohen zyrtarisht në vendin e dytë, teksa do të përballen me Tomorin në “Play-Off”, fituesja e çiftit Tomori-Burreli, do të ndeshet me skuadrën që renditet në vendin e 8-të në Kategorinë Superiore.

REZULTATET LIVE:

Vora-Dinamo 0-2

Xhixhiua 12′, 88′

Korabi-Burreli 0-1

Takahashi 44′

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco