Zidane flet pas disfatës: Chelsea e meritoi kualifikimin

Zidane flet pas disfatës: Chelsea e meritoi kualifikimin

08:43, 06/05/2021

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur për “Sky Sport”pas humbjes ndaj Chelsea-t që i kushtoi eliminimin nga Liga e Kampioneve. Tekniku francez e pranoi se anglezët ishin superiorë ndaj Realit tij: “Ata (Chelsea) luajtën më mirë në këto dy ndeshje, është një fitore e merituar. Ne patëm raste në fillim të ndeshjes, por nuk shënuam kështu që është e vështirë. Unë nuk jam i lumtur, por është e drejtë të pranoj se ata e merituan fitoren. Unë jam i kënaqur me atë që kemi bërë në Ligën e Kampioneve deri më tani, kemi pasur kaq shumë vështirësi këtë sezon. Ka qenë një vit me shumë dëmtime dhe ulje dhe ngritje. Kemi bërë gjëra të mëdha, por tani e tutje, do të mendojmë vetëm për La Ligan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco