Përfundon mbledhja e klubeve në Serie A, ja vendimi i Juves, Interit e Milanit

Përfundon mbledhja e klubeve në Serie A, ja vendimi i Juves, Interit e Milanit

20:50, 19/04/2021

Ka përfunduar mbledhja e klubeve të Serisë A.

Siç raporton “Sky Sports”, 3 klubet që u janë bashkëngjitur Superligës Europiane: Juventus, Milan dhe Inter kanë kërkuar që të vazhdojnë të luajnë ende në Serie A.

UEFA është duke luftuar që klubet që luajnë në Superligën Evropiane, të mos luajnë në ligat kombëtare.

Dëshira e klubeve është që të vazhdojnë paralelisht të militojnë edhe në kampionatet respektive edhe në Super Ligën Europiane. Me mjaft kureshtje pritet të mësohen se cilat do të jenë hapat e ndjekur në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco