Mesfushori i Parmës shpërthen në lot: gjesti i kapitenit të Cagliarit është për t'u duartrokitur

Mesfushori i Parmës shpërthen në lot: gjesti i kapitenit të Cagliarit është për t'u duartrokitur

11:13, 18/04/2021

Cagliari triumfoi “in extremis” në përballjen direkte për mbijetesë ndaj Parmës, duke rritur ndjeshëm shpresat për të mbijetuar në elitë dhe njëkohësisht duke afruar edhe më shumë emilianët me Serinë B.

Në fund të ndeshjes, pas golit të Cerri-t në minutën e 95-të, Jasmin Kurtic u shtri në tokë dhe shpërtheu në lot për rezultatin zhgënjyes që i dënon ata me një rënie të mundshme nga kategoria.

Image

Kapiteni i sardëve, Joao Pedro e sheh sllovenin dhe i afrohet, ulet pranë tij, përpiqet ta ngushëllojë, teksa i thotë diçka. Pedro dhe Kurtic e njohin mirë njëri-tjetrin pasi kanë luajtur bashkë te Palermo në vitin 2011, ndërsa më pas pranë të dyve shkoi edhe trajneri i Cagliarit, Leonardo Semplici, i cili ka stërvitur mesfushorin slloven te Spali një sezon më parë.

“Përqafimi mes Joao Pedros dhe Kurtic ishte një gjest mjaft i bukur për t’u parë dhe sigurisht shumë i drejtë sportivisht, pasi ashtu si shkoi ndeshja, mund të ishim edhe në pozita të kundërta, duke qenë se mund të kishim humbur ne. Futbolli është i tillë për fat të keq, por në fund të ndeshjes përfundon gjithçka dhe mbetet vetëm gjesti i bukur”, deklaroi trajneri Semplici në përfundim të takimit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco