Flick: Dua të largohem nga Bayern Munich në fund të sezonit

Flick: Dua të largohem nga Bayern Munich në fund të sezonit

19:46, 17/04/2021

Një lajm bomb vjen nga Bayern Munchen. Katër ditë pas eliminimit nga Champions League, klubi bavarez ngriti kokën në Bundesliga duke fituar ndaj Ëolfsburg (3-2). Një sukses vendimtar në garën për titull të lënë në hije nga zbulimi i Hansi Flick për të ardhmen e tij. "Unë i thashë ekipit sot se e kisha informuar klubin një javë pas ndeshjes në Paris se do të dëshiroja që kontrata ime të mbaronte në fund të sezonit," tha tekniku gjerman për “Sky Sports Deutschland”.

Nën kontratë deri në qershor 2023 me fituesin e fundit të Champions League, Flick shkaktoi një tërmet të vërtetë në Gjermani me deklaratën e tij. Një vendim jo aq befasues nëse  kemi parasysh konfliktin midis Flick dhe drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic. Këto me siguri e shtynë protagonistin kryesor të mos vazhdonte misionin e tij në Bavari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco