Rrugët e Wijnaldum dhe Liverpool duken të ndara, Barcelona dhe Interi më të interesuarat

Rrugët e Wijnaldum dhe Liverpool duken të ndara, Barcelona dhe Interi më të interesuarat

09:46, 17/04/2021

 

Liverpooli raportohet se nuk është edhe aq i interesuar që të mbajë në Anfield Georginio Wijnaldumin.

The Reds i kanë ofruar kontratë të re mesfushorit holandez, mirëpo ajo është refuzuar nga ky i fundit.

Sipas asaj që raporton Liverpool Echo, Liverpooli nuk planifikon që të rris ofertën e tyre, në mënyrë që ta bindin lojtarin që të qëndrojë.

Kështu, Barcelona e ka shansin ideal që ta transferojë atë, pasi kontrata e tij skadon në këtë verë dhe do të jetë lojtar i lirë.

Ronald Koeman e preferon shumë lojën e tij, pasi që të dy njihen nga koha kur ishin së bashku te kombëtarja e Holandës.

Barcelona po i prinë garës për transferimin e mesfushorit, por i interesuar për të është edhe Interi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco