Duka letër KOKSH-it: Hipokrizi kërkesa juaj, plotësoni këto 3 pika!

Duka letër KOKSH-it: Hipokrizi kërkesa juaj, plotësoni këto 3 pika!

12:57, 15/04/2021

Nëpërmjet një letre të dërguar KOKSH-it, presidenti i FSHF, Armand Duka, e konsideron si hipokrizi kërkesat e tyre, në lidhje me organizimin e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më 17.04.021.

Në letrën e Dukës, thuhet se në kushtet kur rrethanat e kësaj Asambleje zgjedhore janë në ndikim të theksuar politik, si dhe në kushtet kur çdo vendim ndryshe do të ishte i dyshimtë, nga pikëpamja ligjore, FSHF kërkon shtyrjen e kësaj Asambleje duke u marrë masa për:

1-Thirrjen e një Asambleje të re, e cila zgjidh problemin e anëtarësisë së KOKSH duke përjashtuar formalisht të gjithë subjektet anëtare të cilat aktualisht të cilat janë të regjistruar si të tillë në regjistrimin e OFJ-ve dhe të pranojë si anëtare federatat që ftohen në asamble ndonëse nuk janë pranuar formalisht si të tilla.

2-Regjistrimin e këtij vendimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vetëm pas kësaj:

3-Të thirret një asamble zgjedhore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco