'Shpifje e ulët dhe e neveritshme', Marku i kundërpërgjigjet Obanorit: Nuk kam patur asnjë...

'Shpifje e ulët dhe e neveritshme', Marku i kundërpërgjigjet Obanorit: Nuk kam patur asnjë...

22:03, 14/04/2021

Një incident i turpshëm ndodhi në fund të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Laçit, që përfundoi me rezultatin 1-0.

Futbollisti i Laçit Erhun Obanor goditi me shkelm lojtarin e Vllaznisë, Herald Marku, duke e dëmtuar në shpinë. Obanor reagojë në rrjetet sociale duke e akuzuar Markun për racizëm.

Menjëherë pas lojtarit kurbinas ka ardhur edhe një kundërpërgjigje e Markut, i cili i ka cilësuar akuzat e Obanor, si shpifje të ulta dhe të neveritshme. Sipas mesfushorit, frika nga dënimi për atë gjest antisportiv çon drejt justifikimit.

REAGIMI I HERALD MARKUT:

“Frika nga dënimi për atë gjest antisportiv çon drejt justifikimit. Është një shpifje e uëlt dhe e neveritshme, shumë larg edukatës time. Përveç dhunës në fushë kërkon të nxisë nëpërmjet rrjeteve sociale urrejtje me motive raciste, me shpifje pa asnjë fakt të besueshëm. Nuk kam patur asnjë dialog gjatë ndeshjes me lojtarin e Laçit (Obanor). Asnjë fjalë të vetme. Mesfushor qendre kam luajtur dhe kam qenë çdo moment pranë arbitrit kryesor. Gjatë gjithë karrierës time kam demonstruar vetëm respekt për çdo kundërshtar. Të gjitha pamjet filmike mund të tregojnë shumë qartë. Falenderoj të gjithë miqtë, shokët dhe ndjekësit e mi që me mesazhet tuaja jeni interesuar për shëndetin tim”, u shpreh Marku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco