Presidenti Florentino Perez do vazhdojë të jetë edhe për katër vitet e ardhshme në presidencën e Real Madridit.
Perez ishte personi që nisi zgjedhjet presidenciale, por mesa duket nuk ka kandidat. Pos rinovimit të madh të “Santiago Bernabeu”, Perez ka përgatitur edhe planet për merkaton e verës.
Synimi është transferimi i dyshes Kylian Mbappe nga PSG dhe Erling Haaland nga Borussia Dortmund në verën e ardhshme, lojtarë të cilët gjithashtu duan kalimin te “Galaktikët”.
Perez do qëndrojë në kreun e Real Madrd deri në vitin 2025.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: