Ronaldo thyen heshtjen: Kampionët e vërtetë nuk thyhen kurrë!

Ronaldo thyen heshtjen: Kampionët e vërtetë nuk thyhen kurrë!

14:31, 13/03/2021

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen dhe kthehet të "flasë" me një postim në Instagram , pas eliminimit të Juventusit në Ligën e Kampionëve: "Më e rëndësishme se sa numri i stërkëmbëshave që merr në jetë, është sa shpejt dhe sa fuqishëm ngrihesh përsëri në këmbë… Kampionët e vërtetë nuk thyhen kurrë! Fokusi ynë tashmë është Cagliari, në luftën e Serie A, është finalja e Kupës së Italisë dhe gjithçka tjetër, që ende mund ta arrijmë këtë sezon.

Është e vërtetë se e kaluara e ka vendin në muze (duhet ta them), por fatmirësisht, futbolli ka memorie… Edhe unë mendoj kështu! Historia nuk mund të fshihet, ajo shkruhet çdo ditë me qëndrueshmëri, shpirt ekipi, këmbëngulje dhe shumë punë të palodhur. Ata që nuk e kuptojnë këtë, kurrë nuk do të arrijnë lavdi dhe sukses”.

Fjalët e Ronaldos vijnë pas konferencës për shtyp të trajnerit Andrea Pirlo, i cili u shpreh se spekulimet për portugezin janë normale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco