Euro 2022-Futsall/ Shqipëria e pafat me Danimarkën

Euro 2022-Futsall/ Shqipëria e pafat me Danimarkën

22:13, 03/03/2021

Kombëtarja shqiptare e Futsallit ka luajtur mbrëmjen e sotme kundër Danimarkës ndeshjen e tretë të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian 2022.

Ndeshja e zhvilluar nĂ« sallĂ«n “Feti Borova” tĂ« Parkut Olimpik tĂ« TiranĂ«s Ă«shtĂ« fituar nga ekipi i DanimarkĂ«s me rezultatin 1-3.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Erind Resuli zbriti në fushë me këtë formacion: Christiano Da Silva, Rej Karaja, Azem Brahimi, Halim Selmanaj, Roald Halimi

Ndeshja nisi e luftuar nga të dyja skuadrat, me Kombëtaren që pati disa raste mjaft të mira për të shënuar që në minutat e para të lojës, por ishin pa fat.

Në minutën e 14-të kuqezinjtë ndëshkohen nga numri 10, Jorgensen, i cili kalon në avantazh danezët.

Në minutën e 20-të, goli i barazimit për Shqipërinë vjen nga një autogol i danezëve, përmes një rasti shumë të mirë që patën kuqezinjtë në portën e Danimarkës.

Kështu, pjesa e parë e lojës mbyllet me barazimin 1-1.

Fraksioni i dytë nisi i vrullshëm nga futbollistët e Kombëtares, të cilët iu afruan disa herë golit, duke humbur disa raste.

Por janë sërish danezët të cikët kalojnë në avantazh përmes Louis Veis, i cili shënon në minutën e 28-të, ndërsa 11 minuta më vonë, në të 39-n minutë, Falck trefishon rezultatin për danezët.

Pavarësisht se kuqezinjtë tentuan disa herë  të shënonin dhe të ngushtonin rezultatin, nuk ia dolën duke u mundur me rezultatin  1-3.

Shqipëria do të luajë sërish nesër më 4 mars, në orën 13:00, ndeshjen e kthimit kundër Danimarkës në Parkun Olimpik të Tiranës, pas vendimit të marrë në konsultat e vazhdueshme mes UEFA-s, FSHF-s dhe Federatës Daneze të Futbollit për shkak të masave kufizuese të përcaktuara nga autoritetet shtetërore daneze për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si edhe karantinës së detyruar për të gjithë personat që hyjnë në Danimarkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

BĂ«je LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco