Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Josa: Në momentin më të mirë u goditëm me penalltinë që dha arbitri

Josa: Në momentin më të mirë u goditëm me penalltinë që dha arbitri

20:54, 03/03/2021

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, preferoi të mos komentojë penalltinë e akorduar nga arbitri Kola në ndeshjen ndaj Laçit, por analizoi lojën e të tijve dhe u shpreh me rezerva sa i përket paraqitjes në fushë.

A mendoni se ajo penallti e dyshimtë vendosi fatin e takimit sot?

Problemi është që nuk duhet të shkojmë direkt te ai rast. Janë njerëzit e tjerë që merren me këto probleme. Unë do ta komentoja ndeshjen e sotme në një mënyrë të tillë që nuk bëmë një pjesë të parë të mirë. Humbëm shumë topin dhe na zunë në kundërsulme. Ky ishte gabim si dhe mosvendosja mirë në pozicione. Nuk bëmë gjë përpara as në veprimet sulmuese. Në pjesën e dytë, skuadra u shpreh shumë mirë. Në momentin më të mirë tonin u goditëm me penalltinë që dha arbitri.

Edhe sot Kukësi u pa me dy fytyra në fushë?

Ndikon ana psikologjike, pasi skuadra u ngarkua mbas pësimit të golit. Pësuam gol nga hiçi nga një vendosje jo e mirë. Ky ishte një moment që Laçi e shfrytëzoi shumë mirë. Unë mendoj që pjesa e dytë ishte një tablo komplet tjetër, gjë që nuk më pëlqen.

Si mendoni të dilni nga ky moment i vështirë?

Ana psikologjike e një skuadra ngrihet nëpërmjet mënyrës se si komunikon me lojtarët. Nuk është stafi teknik pati ndonjë reagim të keq në momentin e pësimit të golit. Thjesht janë momente që lojtarët duhet t’i kapërcejnë vet, më tepër te personaliteti që mund të kenë këto futbollist. Nuk mund të themi asnjëherë që janë futbollistë të mirë që duhan kohë. Futbollisti i mirë luan siç kemi rastin e mesfushorit Mate që e luan futbollin shumë drejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Fiks 4 mars 202104/03/2021 07:59

Skënderbeu një ekip i deshtuar, me nje president si Ardian Takaj i falimentuar,solli ne Korçë 11 lojtarë të pa formuar, u tall me qytetarine korçare dhe i është kerkuar qe nga Korça te largohet për fare..

Shto koment

Denonco