Mourinho: Pse iu desh kaq kohë Gareth Bale për të arritur formën? Pyetni Realin

Mourinho: Pse iu desh kaq kohë Gareth Bale për të arritur formën? Pyetni Realin

20:36, 03/03/2021

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho u pyet në një konferencë për shtyp pse Gareth Bale i është dashur kaq shumë kohë për të gjetur magjinë në Angli. Uellsiani kishte luajtur vetëm në dy ndeshje nga minuta e parë në Premier League këtë sezon para fundjavës së kaluar, por ka shënuar katër gola në katër të fundit dhe duket se më në fund ka zënë vend në formacionin startues. Ai është në huazim te Tottenham nga Real Madrid .

"Pyetni Realin", tha Mourinho, kur u pyet pse i është dashur Bale kaq shumë për të gjetur formën. “Ndoshta ata mund t'ju përgjigjen dhe t'ju ndihmojnë të kuptoni pse i ka kushtuar kaq shumë për të arritur këtë nivel. Ndoshta durimi është çelësi ”.

Me këtë deklaratë, Mourinho thumboi ish-ekipin e tij për minutat e pakta të aktivizimit të Bale, që sollën rënien e formës së uellsianit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco