'Fati nuk ishte në anën tonë', flet Brdaric: Sjelljen teatrore të kundërshtarëve s’e kam parë kurrë

'Fati nuk ishte në anën tonë', flet Brdaric: Sjelljen teatrore të kundërshtarëve s’e kam parë kurrë

18:46, 03/03/2021

Pas ndeshjes, Thomas Brdaric u shfaq i pakënaqur për rezultatin që mori Vllaznia e tij ndaj Teutës, ndërkohë që vlerësoi paraqitjen e futbollistëve shkodranë, duke akuzuar kundërshtarët për lojë të pisët.

 

“Sot humbëm ndeshjen 1-0 sepse bëmë një gabim, duke humbur topin në fushën tonë për shkak të një pasimi të gabuar. Kjo ishte ndeshja. E kishim topin në kontroll, bëmë disa sulme të rrezikshme, por ky është momenti, që nuk po kemi fat para portës. Cisse duhej më shpejt në fushë? Mund ta analizoni si të doni pas ndeshjes. Nëse do kishim fat mund ta ndryshonin ndeshjen, goditëm tranversën dhe ishim pranë golit me Cisse. Të punojmë fort dhe të rikthejmë besimin. Për gjyqtarin e sotmja ishte ndeshje shumë e vështirë sepse sjelljen teatrore të kundërshtarëve s’e kam parë kurrë”.

 

“Futbolli është lojë burrash dhe ata rrëzohen në mënyrë të çuditshme, për mua nuk ishte normale. Kemi jashtë Markun dhe Isaevskin, që nuk ishin sot. Kemi tre ndeshje këtë javë dhe i besojmë lojtarëve që janë në fushë. Sot nëse do kishim më shumë fat mund të bënim më shumë. Nuk jam i mërzitur me skuadrën, por për rezultatin. Në pjesën e dytë kemi luajtur vetëm në sulm. Teuta vetëm mbrohej dhe nuk na krijuan asnjë rast. Do i japim besim lojtarëve në ditët në vijim për të fituar ndeshjen e radhës. Në këtë periudhë të kampionatit ne kemi shumë çështje për të zgjidhur”.

 

“Duhet ta mbajmë mendjen te këto çështje. Ne nuk krosojmë në zonë dhe nuk kemi mundësi të godasim. Duket sikur lojtarët janë të bllokuar dhe nuk kam përgjigje për këtë. I analizojmë ndeshjet dhe u tregojmë lojtarëve ç’duhet të bëjnë dhe atyre u takon ta bëjnë në fushë.Ne duhet ta përmirësojmë lojën tonë sulmuese. Nëse bëjmë një gabim kundërshtari na godet direkt. Ata bënë vetëm një goditje në portë. Lojtarët duhet të godasin portën. Në pjesën e parë patëm rast edhe me Kalezic”, u shpreh Brdaric për “Super Sport”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco