Tronditet Milani, Ibrahimovic humbet sfidën e Europa League me Manchester United

Tronditet Milani, Ibrahimovic humbet sfidën e Europa League me Manchester United

16:32, 01/03/2021

Milani u rikthye te fitorja në kampionat, pasi triumfoi me shifrat 1-2 në transfertën kryeqytetase ndaj Romës, por lajmet nga infermieria nuk janë aspak të mira për teknikun e kuqezinjve, Stefano Pioli.

Kjo pasi Zlatan Ibrahimovic, Hakan Calhanoglu dhe Ante Rebic lanë fushën e lojës para kohe në “Olimpico” për shkak të dëmtimeve, ndërsa sot kryen edhe ekzaminimet e nevojshme mjekësore për të verifikuar kohëzgjatjen e rikuperimit.

Kështu lajmet për sulmuesin 39-vjeçar suedez nuk janë aspak optimiste, pasi bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe gjendja e tij do të verifikohet pas 10 ditësh, teksa te Milani i tremben një ndalese të gjatë.

Tani është e sigurt që Ibra nuk do të jetë në dispozicion të Piolit për ndeshjet ndaj Udineses, Veronës, Napolit e Fiorentinës, por edhe në dy sfidat e Europa Leagues ndaj Manchester United, ndërsa rikthimi pritet në fillim të prillit, pas grumbullimit të kombëtareve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco