FOTO/ Prej ditësh në spital, ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

FOTO/ Prej ditësh në spital, ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

11:12, 01/03/2021

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar - “Cico”

Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit, aty ku ishte shtruar prej disa ditësh për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë, shkruan SYRI.net.

Zlatko Kranjçar ka qenë legjendë e Dinamo Zagrebit si futbollist, ndërsa ka luajtur edhe në Austri te Rapidi i Vjenës. I njohur nga të gjithë si "Cico", Kranjçar ka lindur më 15 nëntor 1956 dhe dikur ishte futbollit i ekipit kombëtar jugosllav.

Zlatko është babai i yllit të futbollit kroat, Niko Kranjçar. Si trajner, ai ka drejtuar Përfaqësuesen kroate nga viti 2004 deri në vitin 2006. / SYRI.net / O. M /

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco