Premierligë/ Tottenhami i Mourinhos shpërthen me ‘poker’ golash

Premierligë/ Tottenhami i Mourinhos shpërthen me ‘poker’ golash

17:35, 28/02/2021

Tottenham rikthehet te fitorja pas dy ndeshjesh, ku triumfoi me “poker” në “Tottenham Hotspur Stadium” me rezultatin 4-0 ndaj Burnleyt.

Dy heronjtë e sfidës ishin Gareth Bale, i cili realizoi dy gola në minutat 2′ e 55′, dhe Hong-Min Son, i cili asistoi dy herë për golat e sulmuesit uellsian.

Më pas dy golat e tjerë u shënuan nga Harry Kane në minutën e 15-të dhe Lukas Moura në minutën e 31-të.

Me këtë sukses skuadra e Jose Mourinhos renditet në vendin e 8-të në kuotën e 39 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco