LeBron James i përgjigjet kritikave të Ibrahimovic: Unë kurrë nuk do hesht ndaj padrejtësive!

LeBron James i përgjigjet kritikave të Ibrahimovic: Unë kurrë nuk do hesht ndaj padrejtësive!

10:30, 27/02/2021

"Më pëlqen shumë LeBron James, është fenomenale ajo që ai po bën, por nuk më pëlqen kur njerëzit kanë një lloj statusi të caktuar dhe janë në politikë në të njëjtën kohë". Një mesazh “thumbues” nga ana e Zlatan Ibrahimovic kundër yllit të Los Angeles Lakers, i cili disa orë më vonë, iu përgjigj sulmuesit të Milanit: “Është qesharake që këto fjalë vijnë prej tij, sepse në vitin 2018 ai bëri të njëjtat gjëra në Suedi.

A nuk ishte ai që tha që ndjeu një lloj racizmi në fushë vetëm sepse mbiemri i tij ishte i ndryshëm nga ai i të tjerëve? "LeBron i referohet kur në 2018 Ibra kishte akuzuar shtypin suedez se nuk e mbronte atë vetëm sepse kishte mbiemër të ndryshëm nga ai i suedezëve të tjerë. Ylli i NBA shton: "Nuk ka asnjë mënyrë që unë të hesht, që të kufizohem vetëm në sport: Unë e kuptoj se sa i fuqishëm është zëri im, si dhe e kuptoj se sa mund të ndihmojë të luftojë padrejtësinë. Kam 300 fëmijë nga shkolla ime Akron për t’u kujdesur, të cilët shohin padrejtësi çdo ditë. Ata kanë nevojë për një zë, dhe duan të jem zëri i tyre ", përfundoi Lebron James.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco