Tension i lartë te Roma: Fonseca nuk lejon Dzeko-n të stërvitet me grupin

Tension i lartë te Roma: Fonseca nuk lejon Dzeko-n të stërvitet me grupin

19:46, 27/01/2021

Duket se e ardhmja e Edin Dzeko-s është larg Romës.

Së fundmi raportohet se ka patur një tjetër përplasje mes tij dhe trajnerit Fonseca.

Dzeko prej disa ditësh stërvitet i veçuar dhe ditën e sotme i ka kërkuar teknikut portugez që të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. Mirëpo, Fonseca nuk e ka marrë në konsideratë këtë propozim të lojtarit, duke lënë sërish jashtë, raporton "Calciomercato".

Përplasja midis palëve ka nisur që në muajin gusht. Ata provuan të bëjnë paqe dhe Fonseca riktheu sërish Dzekon si titullar e kapiten, duke e lënë në fushë thuajse në çdo ndeshje, ndonëse performanca e boshnjakut ka qenë zhgënjyese dhe shumë larg formës së Borja Mayoral, i cili ka shënuar shumë duke ardhur nga pankina.

Megjithatë Fonseca e Dzeko u përplasën sërish, këtë herë në dhomat e zhveshjes, pasi sulmuesi kërcënoi se do të bojkotonte stërvitjen bashkë me disa futbollistë të tjerë, në formë proteste për shkarkimin e dy menaxherëve të klubit, për çështjen e 6 zëvendësimeve ndaj Spezias.

Ndërhyrja e drejtuesve të klubit bëri që situata të rikthehej në normalitet për verdhekuqtë, por jo për Edin Dzekon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco