Benfika anulon konferencën për shtyp të trajnerit, dyshohet për...

Benfika anulon konferencën për shtyp të trajnerit, dyshohet për...

17:39, 27/01/2021

Ankth për skuadrën e Benfikës, ku trajneri Jorge Jesus është në dyshim të infeksionit të frymëmarrjes. Klubi nga Lisbona thekson se nuk ka asgjë për tu shqetësuar por ende nuk dihet origjina e kësaj infeksioni.

Image

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi luzitan e cila thekson për këtë infeksion të mundshëm të trajnerit të saj.Vlen të theksohet se është anuluar dhe konferenca për shtyp e trajnerit në prag të sfidës së Kupës së Portugalisë ndaj Belenenses.

KOMUNIKATA ZYRTARE E BENFIKËS –

“Benfika raporton se trajneri,  Jorge Jesus ka qenë duke kryer teste mjekësore gjatë gjithë ditës.

Ekziston mundësia e një infeksioni të frymëmarrjes, origjina e të cilit aktualisht po shqyrtohet.

Benfika sqaron se situata nuk është serioze, megjithatë, merret vendimi i anulimit të konferencës për shtyp të planifikuar për sot, duke paraparë ndeshjen e çerekfinaleve të Kupës së Portugalisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco