Abramovich gati të veprojë, Lampard do të zëvendësohet nga Tuchel në stolin e Chelseat

Abramovich gati të veprojë, Lampard do të zëvendësohet nga Tuchel në stolin e Chelseat

11:40, 25/01/2021

Chelsea do të shkarkojë Frank Lampard, për ta zëvendësuar me ish-trajnerin e Borussia Dortmund dhe PSG-së, Thomas Tuchel.

Lampard u emërua në krye të stolit të “Bluve” të Londrës në korrik 2019 dhe kaloi më shumë se 200 milion paundë verën e kaluar për të blerë lojtarë, duke përfshirë Timo Werner dhe Kai Havertz.

Aventura e tij në pankinë do të marrë fund, pasi Chelsea ndodhet në pozicion aspak komod në renditjen e Premierligës, duke qenë në vend të 9-të, jashtë zonës së Championsit.

Humbjet nga Arsenali dhe Manchester City më 3 janar çuan në dyshime serioze mbi të ardhmen e Lampard dhe pronari, Roman Abramovich, tani ka vendosur të veprojë.

Tuchel, ndërkohë, u shkarkua nga PSG-ja në 24 dhjetor pas dy sezonesh e gjysmë në krye, duke fituar kampionatin dy herë dhe duke e çuar ekipin në finalen e Ligës së Kampionëve në 2020, ku ata humbën 1-0 ndaj Bayern Munchen .

Para kësaj ai drejtoi Borussia Dortmund për dy sezone, duke fituar Kupën e Gjermanisë në 2017, tre ditë para se të shkarkohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco