Brdariç: Gjatë rrugës do ketë ulje dhe ngritje, duhet të mësojmë

Brdariç: Gjatë rrugës do ketë ulje dhe ngritje, duhet të mësojmë

11:26, 23/01/2021

Thomas Brdariç mendon se çfarëdo pengesë të vihet përballë Vllanzisë së tij, skuadra do të dijë ta kalojë.

Ajo e radhës quhet Kastrioti, një kundërshtar i vështirë, pavarësisht pozicionit në renditje, të cilin tekniku gjerman në konferencën për shtyp, e cila nisi me urimet për ditëlindjen e tij, e cilësoi një mundësi për të mësuar.

“Uroj që atë që më uroni, t’ua kthej me shumë besim, pasion e dëshirë për atë që kemi filluar bashkë. Mendoj se është një marrëdhënie shumë e mirë dhe uroj që gjërat të vazhdojnë si në të kaluarën.

Më e rëndësishme është që të jemi të gjithë të shëndetshëm, është e rëndësishme që shëndeti është në radhë të parë. Se në këtë kohë pandemie shumë njerëz kanë humbur jetën ose ka pasur persona të infektuar. Uroj që të gjithë të kalojnë këtë periudhë, pastaj për pjesën tjetër gjithçka do të jetë mirë.

Gjithmonë duhet të mësojmë, në çdo moment, kanë kaluar 15 javë. Sigurisht që do të ketë edhe ulje e ngritje gjatë rrugëtimit tonë, por ne prej këtyre mësojmë dhe besoj se do të kalojmë situatat”, tha Brdariç para mediave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco