Zyrtare/ Anel Reshkaj kthehet në Suedi, firmos me...

Zyrtare/ Anel Reshkaj kthehet në Suedi, firmos me...

21:43, 21/01/2021

Mesfushori i përfaqësuese së Kosovës, Anel Reshkaj ka firmosur me skuadrën e Orgryte IS në kategorinë e dytë të futbollit suedez.

Reshkaj kthehet në Suedi pas një viti të kaluar në ligën finlandeze me SJK, ku kishte kaluar pas tri sezonesh me AFC Eskilstuna, ku ishte kapiten i skuadrës. 32 vjeçari ka nënshkruar për dy vite me ekipin e Orgryte-s.

 “Pas qëndrimit në Finlandë, ndjeva se doja të kthehesha në Suedi dhe pastaj mësova për interesin e ÖIS dhe sigurisht që ishte kënaqësi e madhe. Emocionuese, sepse ÖIS është një klub i madh dhe ndihet se ka një projekt. Duke marrë parasysh sesi ÖIS synon të luajë këtë vit, mendoj se kjo mund të më përshtatet shumë”, – ka deklaruar Rashkaj pas transferimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco