Ndizet derbi i kryeqytetit, provokon lojtari i Tiranës: Më i mirë i vdekur se i kuq!

Ndizet derbi i kryeqytetit, provokon lojtari i Tiranës: Më i mirë i vdekur se i kuq!

12:24, 21/01/2021

Kategoria Superiore mbyll sot javën e 15-të me derbin e kryeqytetit.

Ditën e enjte në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Partizani do të jetë pritës në derbin ndaj Tiranës.

Lojtari i Tiranës në basketboll, Erin Hasani ka provokuar në ditën e derbit, teksa në një postim në rrjetet sociale tregon pasionin bardheblu.

“Më mirë i vdekur se i kuq”, shkruan Hasani. Kujtojmë se derbi i kryeqytetit do zhvillohet pa tifozë prej pandemisë, me lojtarët dhe tifozët që kanë nisur ngacmimet mes tyre në rrjetet sociale.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco