Superkupa e nëntë për Juventusin dhe trofeu i parë i Pirlos si trajner

Superkupa e nëntë për Juventusin dhe trofeu i parë i Pirlos si trajner

23:14, 20/01/2021

Juventus fiton Superkupën e Italisë. Bardhezinjtë mposhtën Napolin me rezultatin e pastër 2-0, duke i dhuruar trajnerit Andrea Pirlo-s trofeun e parë si trajner.

Pjesa e parë e takimi u mbyll në barazim pa gola, me skuadrat që më shumë u përpoqën të mbroheshin se sa të rrezikonin.

Sfida u zhbllokua në minutën e 64-t të takimit, falë golit të realizuar nga Cristiano Ronaldo, i cili hyri në historinë e futbollit, pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me 760 realizime, duke lënë pas Josef Bican (759).

Napoli u përpoq të reagonte dhe në minutën e 80 fitoi një penallti, të cilën e mori përsipër Lorenzo Insigne. Sulmuesi italian nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke goditur topin jashtë.

Golin e sigurisë për torinezët e realizoi sulmuesi spanjoll Alvaro Morata, në minutën 95-të të takimit.

Me këtë triumf, Juventus siguroi Superkupën e nëntë në histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco