Martini: Më interesojnë pikët, jemi në rrugën e duhur

Martini: Më interesojnë pikët, jemi në rrugën e duhur

17:48, 20/01/2021

Edi Martini i cilëson si të arta tre pikët që mori Teuta e tij në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit. Trajneri i Teutës në intervistën për Gol pas Goli, foli me superlativa për Dejvi Bregun, ndërsa shtoi se skuadra e tij nuk kushtëzohet nga rezultatet që po arrin Vllaznia.

“Ndeshje shumë e vështirë. Kastrioti ka shumë grintë dhe luan shumë fort dhe në fund na e zgjidhi klasi i Dejvi Bregut. Nuk u shqetësuam se fitoi Vllaznia, e kemi mendjen vetëm te ndeshjet tona sepse ndryshe shpërqendrohemi. Në disa ndeshje jemi cinikë, nuk është rëndësishme të luajmë bukur dhe të rëndësishme janë pikët. Nuk luajmë bukur si më parë, por dimë të sillemi në fushë dhe shkojmë te fitorja. Kemi krijuar raste dhe kemi qenë ofensivë dhe kemi humbur durimin. Tani arritëm të jemi në rrugën e duhur dhe arritëm të fitojmë. Lojërat e bukura na kanë ardhur në majë të hundës dhe pikët na kanë humbur. Më interesojnë vetëm rezultatet”, u shpreh Martini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco