Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Trajneri i Teutës: Te fitojmë ndeshjet tona, gabim nëse do të shohim çfarë bën Vllaznia

Trajneri i Teutës: Te fitojmë ndeshjet tona, gabim nëse do të shohim çfarë bën Vllaznia

19:38, 19/01/2021

Në prag të transfertës me Kastriotin, në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i Teutës, Edi Martini, vlerësoi kundërshtarin, duke e pranuar se skuadrën e tij e pret një sfidë shumë e vështirë.

“Ndeshjet që kemi zhvilluar kanë qenë të mira. Në 99% të rasteve kemi qenë superiorë karshi çdo kundërshtari, por nuk kemi marrë pikët. Ato bëjnë diferencën dhe ato kanë rëndësi për ne. Është një ndeshje shumë e fortë. E pashë Kastriotin kundër Tiranës, ishin të barabartë në fushë. Pati rastet e veta dhe mund të shënonte edhe golin e dytë. Është një ekip i fortë, që lufton shumë dhe ka grintë. Pra është një ndeshje shumë e vështirë”

Vllaznia e shkëputur: “Jam i fokusuar tek ekipi im. E rëndësishme është që të shohim rezultatet e ndeshjeve tona, sfidë pas sfide dhe të mos e shohim shumë tabelën. Do të bënim gabim nëse ndodh kjo. Të fitojmë ndeshjet tona, fundi i kampionatit është shumë larg”.

Merkatoja e përfunduar? “Nuk e di ende. Janë edhe disa ditë, ndërkohë që luajmë edhe tri ndeshje apo katër. E kam thënë se jemi të kompletuar, thjesht duhet të punojmë të arrijmë aty ku duhet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco