Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:45 do të luhet në “Giuseppe Meazza” deri i Italisë mes Interit dhe Juventusit.
Një ndeshje që pritet me mjaft emocion, duke parë rivalitetin që kanë skuadrat midis tyre. Për ta ndezur sfidën ka menduar Ish-kapiteni dhe legjenda e bardhezinjëve, Alessandro Del Piero, i cili ka zgjedhur të publikojë në rrjetet sociale një nga golat ndaj zikaltërve
Del Piero ka provokuar Interin me golin nga goditja e dënimit në shkurtin e 2006, që vendosi shirat 1-2 për bardhezinjtë. Në këtë duel, ish-kapiteni festoi për të parën herë me gjuhën jashtë, që më vonë u bë simboli i festës së tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: