Gol dhe asist, Broja pas ndeshjes: Pavarësisht se vija nga dëmtimi, nuk kisha diferencë me lojtarët e tjerë

Gol dhe asist, Broja pas ndeshjes: Pavarësisht se vija nga dëmtimi, nuk kisha diferencë me lojtarët e tjerë

12:18, 17/01/2021

Sulmuesi kombëtares shqiptare, Armando Broja zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ditën e djeshme, ku tregoi vlerat e tij duke shënuar një gol, por edhe asistuar për shokët dhe ndihmuar skuadrën e tij, Vitessen në fitoren 4-1 ndaj Emmen në transfertë.

Një ndjesi e cila Brojës i kishte munguar duke qenë se ka qenë jashtë fushave të lojës, për shkak të një dëmtimi.

Pas ndeshjes, 19 vjeçari në pronësinë e Chelsea u shfaq i lumtur për rikthimin, ndërsa vuri theksin se edhe pse vinte nga dëmtimi, sërish nuk kishte diferencë me të tjerët.

“Jam shumë i lumtur të luaj përsëri. Nuk është e thjeshtë.  Ka një ndryshim shumë të madh, pasi stërvitesha veçmas, qëndroja në shtëpi,  ndërsa sot isha në fushë. Pavarësisht se vij nga një dëmtim, cilësia ime nuk ka shumë diferencë me lojtarët e tjerë.

E përsëris edhe një herë, jam shumë i lumtur. Tannane më dha një pas të mirë dhe unë shënova. Unë bëra më të mirën time. Rikthimi në formë? Rëndësi ka që unë jam rikthyer në fushë dhe jam me fat”, u shpreh Broja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco